Ish-deputeti Myslim Murrizi ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin Breaking në Top News, ku komentoi nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe vendimin për mbledhjen e Kuvendit më 12 shtator.

Murrizi hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për kapje të institucioneve, lidhje me krimin dhe përjashtim të të rinjve nga politika.

Ai nuk kurseu ironitë dhe akuzat për servilizëm brenda PS-së, ndërsa e quajti Ramën “njeriun që nuk pyet për askënd”.

“Pse ka lidhje 21 Janari? Kur Murrizi propozoi të shpallej Kongresi i Lushnjës, u trembën këta “flliqësira”, sepse më 21 janar u vranë katër njerëz të pafajshëm. Ky i pagoi, dhe ata të tjerët qëlluan. Po pse ka lidhje 21 Janari, dhe nuk ka lidhje 11 Shtatori i këtij tjetrit? Dhe tani, Begaj dekreton datën 12 shtator, meqë më 12 u vra Azem Hajdari. Kuvendi mblidhet më 12.

Kushtetuta thotë që Parlamenti duhet të mblidhet brenda 10 ditëve nga përfundimi i mandatit të mëparshëm. Mandati mbaron më 10, pra mund të mblidhen deri më 20. Pse që tani? Po Rama u nis se “është ditë e mirë, ditë e xhuma”, thonë. Ta kishin shtyrë dy ditë më vonë. Vetëm, Rama do qeverisë vetë! Thotë: “S’ma ndjen për ju, jeni frymorë”. I ka ndarë lekët, ka bërë planifikimet për të burgosurit, madje ka futur edhe për investigim grupet kriminale.

Pse grupet e Elbasanit janë në Elbasan, dhe të Fierit në Fier? Sepse me porosi të tij janë aty. Ai thotë: “Unë i kam marrë, jam koordinator. Për ju, s’ma ndjen”. Për ata që do lexojnë nesër, hajd, mo. Ka emra që s’do të jenë, po s’ka pse i heq. Ai që është pas Ramës… ai, ajo, por në fakt është “ai”, jo “ajo”, se ajo është më burrë se burrat që mban ai.

Do caktojë ca ministra. Ke mendon ky? Që nuk ia prish berihane, do i caktojë. Çfarë qeverie do bëjë ky? Nuk i sheh ky të rinjtë? Për të, kriter është kush e ka gjuhën më të mirë për të lëpirë, kush e sheh si Skënderbe, si hero. Ky është kriteri bazë.”, përrfundoi Murrizi.