Duhet të krijojmë kushte të shkëlqyera për arsimin profesional. Elektricistët e rinj mësojnë zanatin nga një mjeshtër që vizaton procesin në dërrasa të zeza, por tani ka ardhur koha për standarde më të larta. Konviktet duhet të jenë hotele dinjitoze për të gjithë nxënësit që vijnë nga zona të thella dhe familje me të ardhura të ulëta, ku ata të ndihen të respektuar dhe të mbështetur, duke promovuar formimin profesional dhe respektin shoqëror.
Do t’ju ftoja të mendonit sa më parë dhe të sillnit propozime konkrete për arsimin profesional. Të gjitha shkollat kanë laboratorë, por një klasë e shkollës profesionale duhet të jetë e pajisur me teknologji moderne. Kjo do të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e arsimit profesional,” tha Rama
