Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Igli Tafën si Drejtor të ri të AKSHI. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se është dramatike që në rastin e dosjes së AKSHI-t, në vend të funksionimit të prezumimit të pafajësisë, ka ndodhur e kundërta, duke krijuar një situatë të vështirë për institucionin.
Rama theksoi rëndësinë e punës që bën AKSHI për Shqipërinë, duke e krahasuar atë me një hap të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. “Nëse AKSHI nuk do të ekzistonte, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit,” tha ai. Kryeministri po ashtu theksoi se, pavarësisht hetimeve që po zhvillohen, duhet të mbetet i qartë fakti që çdo individ duhet të prezumohet i pafajshëm deri në momentin që prokurorea të provonte të kundërtën.
Rama foli gjithashtu për angazhimin e qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës për ata që punojnë në administratën publike, duke premtuar rritje pagash dhe duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së talentëve në sektorin publik. Ai shtoi se përmes reformave legjislative do të bëhen përpjekje për të siguruar që të rinjtë të besojnë në mundësitë e ofruara nga shërbimi publik dhe të kontribuojnë për përmirësimin e shoqërisë.
