
Rudina Hajdari ka dalë nga mbledhja e Këshillit Politik, e para për këtë sezon të ri, ndërsa ka folur me tone të larta para mediave.
Deputetja konfirmoi edhe një herë qëndrimin e saj për lista të hapura 100%, ndërsa hodhi akuza ndaj Bashës, Kryemadhit dhe Ramës.
“Diskutuam për ruajtjen e kuotës gjinore deri në 30%. Ne kërkojmë që listat të jenë 100% të hapura dhe propozuam një skemë që ruan përfaqësimin gjinor, duke u dhënë përparësi grave në lista që arrijnë më shumë vota.
Problemi është se Rama do të mbajë tepsinë e vet, kemi Monën që nuk i hiqet Lulit dhe Lulin që mban trenin e partiçkave. Ky është shqetësimi im kryesor.”, tha Rudina Hajdari.
Burime bëjnë me dije se palët nuk kanë gjetur darkordësinë mbi qëndrimet politike për sa i përket koalicioneve, ndërsa mbledhja po vijon ende.