Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, mbledhje e cila është thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump më 19 shkurt.

Kjo është mbledhja e parë e këtij Bordi që do të drejtohet nga Trump, ndërsa për Shqipërinë pritet formalizimi i marrëveshjes së munguar për t’u bërë pjesë këtij organizmi ndërkombëtar.  Marrëveshja pritej të firmosej në Davos, njëjtë si rasti i Kosovës, por kryeministri Rama tha se zgjodhi të priste në Shqipëri vajzën e Trump.

Udhëtimin në Uashington, Rama e paralajmëroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit. Megjithatë, udhëtimi i kryeministrit në Uashington nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht nga zyra e shtypit të Kryeministrisë.