Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron vizituan sot ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja “Plani i Veprimit për Inovacionin” mes Shqipërisë dhe Francës. Marrëveshja u firmos nga ministri shqiptar i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, dhe ministrja franceze e deleguar për Inteligjencën dhe Teknologjinë.
Presidenti Macron përshëndeti punonjësit dhe të rinjtë e qendrës TUMO, e cila synon të kthehet në një nyje rajonale për zhvillimin teknologjik dhe inovacionin në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e Emmanuel Macron në Shqipëri, duke theksuar forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të të rinjve.
