Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga Parku i Liqenit Artificial. Kreu i qeverisë ka treguar me pamje transformim e këtij parku.

“Mirëmëngjesi nga parku i liqenit të Tiranës”, shkruan Rama krahas videos.

Parku është një nga destinacionet e preferuara të kryeqytetasve, duke bërë xhiro në natyrë apo edhe për të ushtruar aktivitet sportiv.