
Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas sulmeve të lëshuara nga ana e kryemnistrit Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e lindjes, Skraparin.
Në këtë reagim, të bërë nga ana e zëdhënësit Tedi Blushi, theksohet se presidenti është krenar për origjinën e tij.
“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit.
Në takimin e sotëm, Rama theksoi, se Meta i ka thënë se nëse e githë flota amerikane do i drejtojë gjylet drejt shtëpisë time, Reforma në Drejtësi nuk do të bëhet. Nga krahu tjetër, Rama nënvizoi se qëllimi i tij ishte i patundur që reforma duhej bërë, ndaj dhe ndodhi prishja e koalicionit dhe ndarja mes tyre.