Kryeministri Edi Rama përgëzoi dje homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila ka shënoi një rekord historik në drejtimin e qeverisë italiane.

Rama e uroi Melonin për mandatin më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane, ndërsa në mesazhin e tij nuk munguan batutat për politikën italiane, gratë në pushtet dhe marrëdhëniet me Europën.

Ndërkohë edhe Meloni nuk nguroi t’i komunikonte kryeministrit një mesazh, ku shkruan se Shqipëria është një mike dhe një partnere e çmuar dhe se sipas saj, Rama arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!

“Edi, miku im, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!

Më vjen mirë të di që, pas kaq shumë ndryshimeve të bashkëbiseduesve në Romë, më në fund ke pasur mundësinë të krijosh pak më shumë afeksion për atë aktualin. Ndërrimi i shpeshtë i stolit nuk ndihmon kurrë për të ndërtuar diçka solide. Por në fund, kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të marrësh rezultate.

Gjatë këtyre viteve kemi ndarë një marrëdhënie të sinqertë dhe një bashkëpunim konkret, që ka forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen mes dy vendeve tona.

Shqipëria është një mike dhe një partnere e çmuar, dhe jam krenare për rrugëtimin që po bëjmë së bashku edhe në kuadër të Evropës. Një përqafim të përzemërt dhe shihemi së shpejti!”, shkruan Meloni.