Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non grata” për një periudhë 15-vjeçare shtetasen Igballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në territorin e Shqipëri.

Sipas burimeve zyrtare, vendimi është marrë pas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse, të cilat kanë konstatuar se aktiviteti i saj mund të cenojë sigurinë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit. Urdhri është përcjellë për zbatim te Policia e Shtetit dhe autoritetet e kufirit dhe migracionit.

Në reagim publik, kryeministri Edi Rama ka komentuar përmes rrjeteve sociale praninë e Hudutit në protestat e zhvilluara në Tiranë. Ai ka publikuar edhe fotografi dhe ka ngritur akuza ndaj saj, duke pretenduar se ajo ka mbajtur deklarata me përmbajtje nxitëse dhe retorikë ekstremiste.

Rama ka lidhur gjithashtu figurën e saj me mbështetje ndaj ish-gjeneralit iranian Qasem Soleimani, si dhe ka publikuar një foto ku ajo shfaqej pranë ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Autoritetet shqiptare pritet të vijojnë procedurat përkatëse në zbatim të vendimit, ndërsa çështja ka marrë edhe vëmendje politike pas reagimit të kryeministrit.