Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar sot Belinda Ballukun në postin e zëvendëskryeministres, duke i besuar asaj edhe më tej një nga detyrat më të rëndësishme në kabinetin qeveritar.

Vendimi u bë publik gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, ku Rama prezantoi ndryshimet dhe konfirmimet në kabinetin e tij të ri. Ai theksoi se Balluku ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm në detyrat e deritanishme dhe se mbetet një figurë kyçe në drejtimin e qeverisë.

Belinda Balluku mban gjithashtu postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa roli i saj si zv/kryeministre shihet si një garanci për vazhdimësinë e reformave dhe projekteve strategjike të qeverisë.