Kryeministri Edi Rama, gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” të Prof. Dr. Ahmet Shala, një akademik dhe ish-ambasador i Kosovës, ka komentuar zhvillimet politike dhe juridike që lidhen me institucionet e Kosovës. Ai ka theksuar se Vjosa Osmani, presidentja aktuale e Kosovës, ka qenë kërcënuar për shkak të qëndrimit të saj të vendosur kundër tentativës së prokurorëve për të dhunuar zyrën e institucionit të Presidentit. Rama ka pohuar se prokurorët kanë tentuar të humbin çdo lloj kufiri duke kërkuar të hyjnë në zyrën e Presidentit, nën pretendimin se do të gjenin prova për krime kundër njerëzimit.

Kryeministri shqiptar ka shprehur shqetësim për këtë situatë, duke e cilësuar si një tentativë për të shkelur autonominë e institucioneve të Kosovës dhe për të përfshirë presidentin në çështje të paqarta juridikisht. Ai ka shtuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë “marrë peng”, duke aluduar për presionet dhe manovrat politike që mund të kenë ndikuar në zhvillimet aktuale.

Sipas kërkesës së prokurorisë së tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe katër të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme, pasi nuk ka në aktivitetin e katër udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK-së me terrorin, pastrimin etnik, varre me njerëz të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve dhe grave, apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë. Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por kundër një politike shfarosjeje. Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre.

Faktikisht, ata vetë, me dorën e tyre, e votuan në Parlamentin e Kosovës një gjykatë që në letër është një gjykatë e Kosovës, jo për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën. Faktikisht, sot jemi në kushte kur ka marrë formë thuajse përfundimtare, pasi fjalën e fundit e ka gjykata, një plan shumë afatgjatë, i cili ka nisur me raportin famëkeq të Dick Marty-t për trafikim të organeve nga udhëheqja e UÇK-së. Ai plan është shtyrë përpara nga përfaqësuesit e Putinit në Këshillin e Evropës dhe është ngritur mbi një rezolutë, që për turpin e vet, Këshilli i Evropës nuk gjen kurajon ta rishikojë. Ai plan ka vazhduar dhe ka marrë jetë ditën që presidenti i Kosovës ishte nisur në SHBA.

Qysh nga ai moment, presidenti i Kosovës është marrë peng. Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar; ju nuk e dini, pasi nuk është thënë asnjëherë. Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës se me demek do kërkonin edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë.“, u shpreh Rama.