Kryeministri Edi Rama ka lëshuar batuta të forta në Konferencën Kombëtare kundër Korrupsionit, fku ka mbajtur një fjalim mjaft të gjatë.


Pasi foli për precedencën e ndjekjes penale nga SPAK, ku kërkoi të nisë jo nga politika, Rama ka folur edhe për masat e marrë në administratë për të eleminuar korrupsionin nëpërmjet digjitalizimit.


Për ta shpjeguar këtë gjë, Kryeministri tha se janë sistemet që e bëjnë më imun vendin ndaj korrupsionit. “Nuk jemi në në gen më të korruptuar se suedezët, por Suedia ka një sistem më efektiv që bllokon korrupsionin. Të kishin vendosur 40 gjermanë në hipotekën e Vlorës, jam i sigurtë që edhe ata do të infektoheshin, pasi situata atje është e tillë që nuk është krijuar ende ai sistem që eleminon kontaktin direkt”, tha Rama. /GazetaShqip