Edlira Bode do të jetë drejtuesja e re e Spitalit të Traumës në Tiranë. Ish-deputetja e PS zëvendëson Arben Zenelin. 

Ky i fundit do të shërbejë si shef i një pavijoni në Spitalin e Traumës në Tiranë.

4 vitet që lamë pas, Bode mbajti mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Ajo ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe.

Ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit.