Sali Berisha iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama me një denoncim të ri për vëllain e tij, Olsi Rama.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati  pretendoi se më 7 dhjetor të 2024, në BKH  është protokolluar një denoncim me foto nga një dërgues anonim me pseudonimin Zaho Koka, për Olsi Ramën dhe krerët e grupit të  Xibrakës, por që sipas Sali Berishës nuk është hetuar.

Më datën 11 dhjetor, OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve reagoi edhe për paralajmërimin e Edi Ramës se do të padisë Gazment Bardhin për kallëzim të rremë, vepër penale që parashikon dënim me burg.

Rama mendon se do montojë njëlloj si me Ervin Salianjin me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë. Por kësaj here Rama është në çark sepse Olsi nuk hetohej vetëm nga skapistët, Olsi fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të”, tha ai.