Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat foli sërish për çështjen e Zvërnecit:

“SPAK ka vendosur të ngrijë fondet pa i lënë të kalojë tek shitësi, ka një proces hetimor dhe kjo është shumë pozitive edhe për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse çështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim i pavarur dhe profesional përmes SPAK.

Në të dyja rastet rezultati do jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore  ndërsa për pretendimet do ti japë fund çdo spekulimi që nuk është bazuar në ligj. Në rast se shitësi ka orgjinën legjitime të pronës do marrë paratë, në rast se jo paratë do i mbete republikës së Shqipërisë, dhe do provojë cilindo që do pretendojë se pretendimin mbi pronën e ka.

Merret fund këtu pretendimi ia tyre që janë të sinqertë dhe ata që kanë kurdisjen e tyre me duar të tjera nga mbrapa.