Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi para studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh të Belgjikës, u bëri një këshillë interesante të rinjve: të kenë gjithmonë një mik shqiptar.
“Ne u rrimë besnik miqësive. Sigurohuni që të keni një mik shqiptar. Ju ndoshta mund të mos keni kurrë nevojë për të, por një ditë, në një orë kur ju duhet dikush, një shqiptar do të jetë i pari që do të vrapojë drejt jush”, tha Rama, duke përmendur edhe Frederika Mogherinin, e cila sipas tij “do pasaportë shqiptare”.
Shefi i qeverisë foli edhe për ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar për Shqipërinë, duke theksuar rritjen e numrit të turistëve. “Në një hakmarrje të ëmbël me të shkuarën, Shqipëria është sot një nga vendet më të vizituara në Evropë. 12 milion vizitorë në vit është diçka shumë e madhe”, u shpreh Rama.