Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në skemën e taksimit të automjeteve, duke njoftuar heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës. Gjatë një mesazhi për mediat, Rama u shpreh se ky ndryshim do të sillte një ulje automatike prej 32 lekësh për litër në çmimin e naftës në pompë.
Një tjetër masë e paralajmëruar është vendosja e një takse të re qarkullimi për automjetet me targa të huaja që hyjnë në territorin e Shqipërisë. Më tej, lideri i qeverisë foli edhe për ngritjen e Byrosë së Kontrollit të Specializuar të të Ardhurave dhe për ndryshimin e formularit të deklarimit të të ardhurave.
Edi Rama: Do të ngremë Byronë e kontrollit të specializuar të të Ardhurave, do ndryshojë formulari deklarimit të të ardhurave. Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës e ulim automatikisht 32 lekë në pompë, do e vendosim te makina. Taksë e re qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Shqipërisë
