Sali Berisha ka dalë para protestuesve të mbledhur në shesh dhe u ka bërë thirrje që kjo protestë të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Berisha tha se kjo protestë kombëtare e sotme është një uragan i shpresës dhe besimit në ndryshim. Berisha iu drejtua dhe kryeminsitrit Rama, teksa tha se nga sot ai do njihet vetëm si “kapobandë”.
“Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi kanë shkuar 100 vite pas për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet, kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak.
Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multimiliarderë më paratë tuaja. Ai ka vendosur veten mbi ligjin, kushtetutën, mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se ‘unë ju u shumëzoj me zero’. Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sot ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri dhe në botë si kryeministër, por si kapobandë”, tha Berisha.



