Kryeministri Edi Rama i është rikthyer aksionit për lirimi ne hapësirave publike, teksa ka shpërndarë një video nga vazhdimi i punës. Sipas kreut të qeverisë, aksioni nuk do të ndalet, derisa askush të mos ndërtojë pa leje.

“Operacioni nuk do të ndalet askund, deri kur askush të mos e mendojë më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Nisma e ndërmarrë që në korrik të vitit të kaluar është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.