
Edi Rama i përgjigjet Lulzim Bashës se nuk do të bëjë Lulzim Bashën kryeministër nëse ky i fundit nuk do të dalë partia e parë nga zgjedhjet. Gjithashtu, kryeministri, në mesazhin e tij në twitter, menjëherë pas konferencës së Bashës, thekson se nuk e ndalon koalicionin me LSI, hapja e listave.
Por Rama, përdor një diversion të vjetër të kreut të PD-së ndaj partisë së Kryemadhit në 2017, që e ka quajtur SHPK. Postimi i Ramës Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbjes. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë! Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!
— Edi Rama (@ediramaal) July 10, 2020