Analisti Mustafa Nano artikuloi sot idenë e dorëheqjes së kryeministrit Rama pas tetë ditësh protestë në bulevard.
Dikur një prej gazetarëve që mbështeti rrëzimin e Berishës dhe ardhjen e Ramës në pushtet dhe pak vite më vonë ambasador i Shqipërisë në Zvicër, Nano thotë se kryeministri duhet të bëjë zgjedhje brenda PS-së dhe t’i hapë rrugë zgjedhjes së një lideri të ri.
“Këshilla ime është vetëm një. të mendojë largimin. Jo largimin me idenë që pas meje të bëhet qameti, por një ikje normale, të përcjellë stafetën, të organizojë zgjedhje brenda PS, të zgjidhet një lider i ri dhe ky pastaj njatjeta. Madje po të dojë të na hedhë fytyrës edhe ndonjë lloj le të themi justifikimi, të tipit që “ju nuk ishit në gjendje të më kuptonit mua. Unë me mendjen time jam me qindra vite para, ju jeni këtu në vitin 2030”, deklaroi Nano.
Por propozimi i tij nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Rama. Gjatë një takimi në Elbasan në 35 vjetorin e krijimit të PS-së, ai kujtoi edhe mënyrën se si Nano i kishte kërkuar të bëhej ambasador.
“Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerë që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit që unë i ka treguar pa lekë kur isha i ri. Dhe një euro taksë nuk paguajnë ata. Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguhen me lek në dorë. Vijnë këtej dhe u qajnë hallit flamengove…Moral nga Mustafa Nano? Që erdhi në zyrën time u shtri në kolltuk dhe tha nuk kam fuqi të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador”, – tha Rama.
