Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj mësuesve që përdorin autoritetin e tyre për të nxitur nxënësit nën 18 vjeç të marrin pjesë në tubime dhe protesta. Gjatë prezantimit të paketës së re ligjore, Rama deklaroi se Kodi për Mësuesit do të përcaktojë shkollën si një hapësirë të sigurt për fëmijët dhe do të ndalojë përdorimin e autoritetit të mësuesve për përfshirjen e të miturve në protesta.
“Kodi për mësuesit, shkolla hapësirë e sigurtë për fëmijët asnjë mësues s mudn të përdor autoritetin e tij për të cuar fëmiëjt në tubime, do pezullohen ose largohen nga detyra, për fëmijët nën 18 vjec. Masa nuk prek të drejtën e mësueve për të protestuar vetë,” tha Rama.
