Gjatë fjalës së tij në parlament, kryeministri Edi Rama I quajti deputetët e opozitës “mbeturina të partisë së Punës”.

Kjo shkaktoi debate të forta në sallën e Kuvendit, por deputeti Tomorr Alizoti nuk është mjaftuar me kaq.

Në nëj intervistë për mediat, ai ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Edi Ramës të cilin e quani “i biri i xhelatit, nipi i Spiro Kolekës”.

“Me ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral.”, tha Alizoti.

Më herët, Rama, teksa po fliste për krizën energjetike, tha se opozita ka koncepte të sistemit të vjetër.

“Ju partia e qendrës së djathtë, e liberalizimit të tregut, po mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të Partisë së Punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër“, deklaroi Rama më herët./Gazeta SHQIP