Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me komisioneren Marta Kos në çelje të samitit “Plani i rritjes, rruga drejt BE”.
Në fjalën e mbajtur Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator, por një faktor në Europë dhe këtë po bëjnë. Kryeministri tha se Ballkani Perëndimor po ecën nga rreziku drejt mundësisë.
Më tej, Rama u shpreh se Ballkani Perëndiimor nuk po kërkon lëmoshë, por po provon gjithmonë e më shumë se është gati për të qenë pjesë e Europës.
Nuk mund të ketë një Europë të fortë e një Ballkan të dobëta, sipas kryeministrit.
“Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator, duhet të jetë një factor dhe këëtë po bëjmë. Investuesit shohin një treg, një forcë pune dhe një gjeografi në harmonizim me BE.
Ballkani Perëndimor po ecën nga rreziku në mundësi. Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qqendër të historisë sonë europiane edhe nëpërmjet ekonomisë.
BP nuk po kërkon ndere, askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Nuk po kërkojmë lëmoshë, po provojmë se jemi gjithmonë e më gati.
Nuk ka variant të një Europe më të fortë me një rajon Ballkani më të dobët në mesin e saj. Të gjithë e dinë, dhe Marta e di, që për sigurinë tuaj zgjidhni një djalë nga Ballkani. Ne jemi truprojat e Europës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere. Ai tha se me bërjen pjesë të BE të vendeve të këtij rajoni, /tëherë edhe Evropa do të jetë më e qetë.
“BP nuk po kërkon ndere, askush nuk po kërkon nder, apo thërret për tu shpëblyer me ëmbëlsira, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë. Falë zotit nuk duhet gjatë, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë po po provojmë se jemi gati, po japim rezultate. Sa i takon pjesës së konvergjencës, Evropa bëhet më e fortë nëse BP është stanjacion, atëherë Evropa bëhet më e dobët. Ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve se nuk po ecim drejt Evropës me duart bosh, e aspak si ata që lypin lëmosha por me rezultate te arritura, reforma dhe detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në cdo hap. Do të vazhsdojmë përpara derisa BP të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurisë së tij. Për sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Zgjidhni ballkananit, ne mund të jemi truppojat e Evropës dhe më pas do të ndihet më e qetë.
Jam i kënaqur të shoh që ky samit çelet me një qartësi të cilën jam shumë i kënaqur që e ndjeva në mbërritjen e gjithëkujt dhe gjatë darkës dje, BP ka zgjedhur të ecë para me planin e rritjes si udhërrëfyesin tonë. Një udhërrëfyes jo drejt Brukselit, pro drejt lirive të tregut të përbashkët europian. Më mirë vonë se kurrë mund të thotë dikush, sidomos pas gjithë tayre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal i nisën dhe ne mbetën në platformë duke luftuar me mos të vjetra në vend se të blinim një biletë drejt së ardhmes. Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ato ndjenë kostot më të ulëta, udhëtim më të lehtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes”, tha Rama.
AI u ndal edhe te identiteti dixhital, që tha se do të jetë gati nga viti që vjen.
“Krenarë t’ju them dhe nga viti i ri do të bëhet pjesë e jetës tonë, një identitet, një jetë dixhitale mbarë rajonin e BE, dhe kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje aty për BE.
Tre, pikëkalimet kufitare, nga poengesa në motorë zhvillimi. E dimë kufirin, Ballkanin, ndonjëherë lëviz, fle apo mediton por duhet të marrë fund këto ditë. Një kamion i vonuar ështe PBB e vonuar, një kamion që lëviz shpejt, është një ekonomi që lëviz shpejt.”, tha Rama.
