Kanë dhënë dorëheqjen 5 kryetarë të tjerë të Njësive Administrative në Bashkinë e Durrësit.
Kjo lëvizje duket se vjen pas urdhrit gjatë muajve të verës nga kryeministri Edi Rama, për dorëzimin e dorëheqjeve nga ana e nënkryetarëve të bashkive dhe njësive administrative. Dorëheqjen e kanë dhënë kryeadministratorët e Njësive Katund i Ri, Rashbull, Ishëm dhe Manëz. I vetmi që nuk është zëvendësuar deri tani është ai i Sukthit.
Ndërkohë, 4 nga 5 zyrtarët e dorëhequr janë zëvendësuar. Kështu, administratorët e sapoemëruar janë Rejdi Shehu në Manzë, Emirjan Bafti në Ishëm, Julian Marku në Katund i Ri dhe Fiqiri Dema në Rrashbull.