Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinjtë e Kamzës, ku është përballur edhe me një incident.

Teksa kryeministri ishte duke mbajtur fjalën e tij, nga turma është dëgjuar një zë, që thoshte shprehjen “Rama ik!”. Kryeministri, i cili e kaloi me sportivitet, u përgjigj: Po po do iki!”, duke e cilësuar si “një zë i mbytur në kënetë”.

“Në këto raste na duhet një hudhër, edhe sikur të mos na vijë duhet ta sajojmë. Shumë faleminderit për solidaritetin, por për mua unë do shqetësohesha sikur të mbaronte gjithë kjo dhe të mos dilte ai zëri i të mbyturit në kënetë që thotë…ai duke u mbytur thotë Rama ik. Unë këtu me ju ai tek pullë”, tha kryeministri Rama.