Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Tepelenë në vijim të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. 

Sot kreu i qeverisë mbajti një fjalë më të shkurtër për shkak të kushteve atmosferike.

Nisja e shiut bëri që Rama ta mbyllte me disa batuta fjalën e tij e të largohej me shpjetësi në makinën e tij.

“Si gjithmonë kur vi në Tepelenë, Tërmeti (Tërmet Peçi – kryebashiaku i Tepelenës) bën që të bijë shiu për bereqet.

Bereqet le t’i bëjmë edhe zgjedhjet e 25 prillit që ta çojmë Tepelenën përpara,” tha Rama.