Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes rubrikës së tij “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, ku ka përdorur tone ironike ndaj opozitës, lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai përqeshi deklaratat e opozitës që kanë sulmuar qeverinë dhe e kanë cilësuar si pengesë për negociatat.
Duke e quajtur veten me sarkazëm “narkokryeministër”, Rama ironizoi kryeopozitarin Sali Berisha dhe akuzat që vijnë nga “kuak-kuakët e kënetës”, siç i quajti ai kundërshtarët politikë. Ai aludoi edhe për takime të dështuara të opozitës me përfaqësues të BE-së.
Në fund, Rama theksoi se ndodhej rrugës për në Luksemburg, ku do të hapet grupkapitulli i radhës për negociatat, duke e konsideruar këtë si një tjetër dëshmi se Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2027.
