Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për pensionistët se përveç bonusit të fundvitit në dhjetor nga janari i vitit 2026 do të ketë rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht.

Rama u shpreh se nuk jemi vendi që mezi mbajmë këmbët, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit. Kujtojmë se ditën e djeshme u bë e ditur se pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, ndërkohë, kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.

Rama informoi se nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj:

  • Pensioni urban me vite të plota pune do të rritet 1800 lekë;
  • Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë;
  • Pensioni rural do të rritet 1000 lekë;
  • Pensioni familjar do të rritet 700 lekë;
  • Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë.

“Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin dhe jam realisht i lumtur sot t’u them pensionistëve se fiks ashtu siç u zotuam në zgjedhje, ky mandat do të jetë mandate i rritjes së përvitshme të pensioneve.

Kjo është pjesa më ë vështire e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht pse nuk jemi vendi që mezi mbajmë këmbët, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund të bëjmë atë që jemi zotuar, të rrisim pensionet vit pas viti.

Kështu, pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht. Konkretisht sipas kategorive në fund të mandatit duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet…”- shkruan Rama.