Pas një rasti të ngritur nga një qytetar për njohjen e viteve të punës në shtetin grek, kryeministri Rama thotë se janë ngritur grupe negociatore dhe janë futur në bisedime me Greqinë me qëllim për të arritur njohjen e pensioneve si me Italinë.

Ndër të tjera, Rama shtoi se vendi ynë ka fondin më të vogël të pensioneve, për shkak të kontributeve të ulëta, si pasojë e informalitetit.

“Ky është një problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë. Ata që kanë punuar në Greqi në këtë rast, sepse me shumë të drejtë, kur kthehen në Shqipëri dhe kur shohin pensionin, habiten dhe thonë si ka mundësi të më dalë pensioni kaq. Aq del. Një nga arsyet pse Shqipëria ka një problematikë më komplekse sesa vendet e tjera, është pikërisht kjo se duke qenë se shumë njerëz që  në vitet 90 janë spostuar dhe kanë punuar jashtë, fondi ynë i pensioneve është më i dobëti në të gjithë rajonin sepse nuk ka pasur kontributorë. Në fund të ditës ne paguajmë sot qe jemi aktiv në sigurime prej të cilave fondi paguan ata që janë në pension. Gjeneratat që punojnë, punojnë për tu siguruar kur t’iu vijë dita, ndërkohë ata para i marri nata që janë në pension. Ky është një boshllëk i madh.

Nuk është përgjigja e duhur tek pyetja e gabuar përse ngrihen pagat e deputetëve.. Në fakt i kemi më të ulëta se kudo. Edhe sikur të supozojmë se po mbyllim parlamentin dhe po e mbledhim 3 herë në vit, ato janë një pikë uji në oqean në raport me nevojën që është për pensionet. Në aspektin e tyre që kanë punuar në Greqi, sfida është të mund të njihen.

Përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, guri i fundit i mozaikut. Me Italinë ia arritëm. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqi nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë. Sa të thjeshta duken gjërat kur ishe nga njëra anë”, tha Rama.