Është zhvilluar sot protesta e 58-të e qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Tubimi ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit janë zhvendosur në drejtim të Kryeministrisë, ku po mbahet edhe pjesa kryesore e protestës.

Gjatë marshimit dhe tubimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe politikës në vend. Ndër sloganet e përdorura nga protestuesit kanë qenë “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Jep dorëheqjen”.

Pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësi për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, duke kërkuar ndryshim të situatës aktuale dhe largimin e kryeministrit nga detyra.