Fredi Beleri ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në emisionin “Breking”, teksa u shpreh se kryeministri Edi Rama ka prishur marrëveshjet e lidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, për problemet e hershme mes dy vendeve.
Beleri thasë ministri i atëhershëm i jashtëm i Shqipërisë, Ervin Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias ishin shumë pranë zgjidhjes së këtyre problemeve, por Rama u tërhoq nga marrëveshja, madje dhe duke shkarkuar Bushatin.
Ai shtoi se për sa kohë Shqipëria ka aleancë me Turqinë, nuk do ketë raport të mirë me Greqinë. Beleri piketoi dhe raportin mes Ramës dhe Erdogan, duke thënë se kryeministri e ka “baba politik” liderin turk.
“Marrëveshja Bushati- Kotzias arriti deri në nivele të larta, por njeriu që e prishi ishte Edi Rama. Shpresoj që të ketë ndryshuar mendje dhe të dojë raporte të mira jo vetëm me Turqinë, por edhe për Greqinë. Këtë e ka zbuluar vetë Bushati. Bushati ishte shumë afër për zgjidhjen e problemeve që kemi patur prej vitesh. Por Shqipëria papritur u tërhoq nga marrëveshja, madje dhe Bushati u zhduk nga politika.
Nuk e di nëse një njeri që është palë me një shtet, mund të bëjë ndërmjetësin mes dy shteteve. Rama e ka zgjedhur partnerin strategjik dhe është Turqia. Ai ka baba politik Erdoganin. Një diktator që ka burgosur gjysmën e opozitës turke. I kemi parë superlativat dhe deklaratat e Ramës për Erdoganin dhe pastaj deklaratat për zyrtarët grekë. Janë dy gjuhë të ndryshme.”- tha Beleri.