Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me deklaratën e Sali Berishës, i cili nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve por foli për vjedhje votash.
Sula tha se Rama ka marrë vetëm votat e veta dhe fajtor për humbjen në zgjedhje është vetëm Berisha pasi deformoi listat dhe sipas tij, i mbushi me “njerëz të mbaruar”.
“Vota është e lirë, nuk ka çfarë të zbardhë Berisha. Të dalë me një fakt për një person që është dhunuar. Kush ja ka fajin Berishës që e bëri listën e Elbasanit, ‘kuaj të ngordhur’, njerëz të mbaruar… Sot është dëshpëruese për Shqipërinë, numëruesit kanë 36 orë pa ngrënë. Dhe turpi është që u thotë po ju sjellim dy byreqe.
Në 2021, në fshatin ku kam lindur unë e kemi mundur PS. Sot, 1500 vota më pak se PS. Peqini mbi 5000 vota minus. Është e turpshme. Kjo ndodhi sepse Berisha hoqi burrat dhe gratë… Nuk dalin demokratët të votojnë. Edi Rama ka marrë votat e veta, nuk ka vjedhur tonat.”– tha Sula.



