Pasi pushoi në jug të vendit këtë verë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që t’u bëjë një sugjerim të gjithë pushuesve që zgjedhin pikërisht këtë pjesë të Shqipërisë për ta vizituar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama kërkon nga pushuesit që të vizitojnë Kishën e Shën Kollit në Mesopotam. Ai thotë se qeveria aktuale e shpëtoi nga rrënimi dhe e ktheu në destinacion tërheqës për turistët dhe eksploratorët e thesareve të Shqipërisë.
Për më tepër sot është e diela e parafundit e këtij gushti dhe pritet që jo vetëm në jug, por në gjithë vendin të ketë pushues të shtuar drejt bregdetit.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me sugjerimin miqësor për të gjithë ata që zbresin në Jug, për të mos e humbur këtë perlë të Trashëgimisë sonë Kulturore, pasi e shpëtuam nga rrënimi dhe e kthyem në një tjetër destinacion tërheqës për turistët e për eksploratorët e thesareve të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të mbarë?”, shkruan kryeministri krahas videos.