Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mendon që mazhoranca socialiste dhe kryeministri Edi Rama kanë qeverisur vetëm në 6 vite të plota në Shqipëri.
Gonxhja vë në dukje se periudha e pandemisë dhe tërmetit nuk mund të llogaritet si një kohë qeverisjeje në normalitet.
“Unë di të them që hopi i 2013-2016, ku me Shqipërinë që ne kemi trashëguar janë a s’janë 6 vjet të plota, hiqni pandeminë sepse ishte murtajë globale. Një shtet i G7, Italia ka 17 vjet s’ka zgjidhur problemin e tërmetit. Në 6 vite të plota qeverisje të PS nëse ju mendoni se ne duhet të jemi këtu për të folur për një Suedi, për një Zvicër!”, tha Gonxhja.
“Zbrit pandemi dhe tërmet dhe në të mbeten më shumë se 6 vjet mazhorancë…6 vite ka qeverisur Edi Rama, kjo mazhorancë. 6 vite qeverisje ke në normalitet. Që të bësh një politikë, një strategji”, u shpreh ministri.
