Kryeministri Edi Rama e ka kritikuar vazhdimisht kryedemokratin Lulzim Basha për takimet me dhjetëra qytetarë në shkelje të rregullave kundër covid.
Por sa më shumë që afron data e zgjedhjeve, edhe në kampin rozë vihet re një shtim i qytetarëve në takimet e Ramës, edhe pse ka një tendencë për të ruajtur distancën.
Së fundmi, ftesa për t’iu bashkuar takimeve elektorale të kryeministrit është publike. Kandidati i PS në Fier, Petro Koçi ka publikuar në rrjetet sociale një ftesë për takimin përmbyllës që do ta mbahet në Fier.
Siç mund të shihni, takimi do të mbahet në qendër të qytetit.