Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili la të hapur mundësinë e moskandidimit për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Berishës, qytetarët tashmë e kanë marrë vendimin për të ardhmen politike të Ramës.

“Atë e përcakton ai ku do të jetë, por pas 11 majit këtë e vendosin shqiptarët. Edi Rama po lufton për mbijetesë politike. Ai dështoi të bindë Berishën për të shkrirë votat dhe për të shkrirë SPAK. Shqiptarët ia kanë prerë biletën pas 11 majit,” deklaroi Berisha.

Me retorikën e tij të ashpër, lideri i opozitës theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një moment vendimtar për të ardhmen e qeverisjes në Shqipëri.