Përmes një videoje të shpërndarë sot në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar hapjen e Panairit të Punës në Athinë më 2 mars. Duke i ftuar bashkëatdhetarët në Greqi të jenë prezent në këtë panair të parë ‘i cili synon të hapë një derë të re komunikimi me diasporë’ Rama shkruan se të rinjtë mund të njihen me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe.

“Mirmëngjes, dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë“-shkruan Rama krahas videos.