Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste mëngjesin e kësaj të hëne.
Mbledhja u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste, teksa fokusi i takimit janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 11 maj. Ndërkaq, në mbledhje, Rama caktoi Eduart Shalsin, drejtues politik në Kukës, duke kaluar Pandeli Majkon në Tiranë për tu angazhuar me fushatën në kryeqytet.
Mbledhja e kryesisë vjen pak ditë përpara se të nisë zyrtarisht regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.