Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë në kuadër të turit në Ballkan, e po ashtu pas dorëzimit të 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë ai mëngjesin e sotëm.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar marrëveshjet përmes ambasadës shqiptare në Prishtinë.

Ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga ministrja Albulena Haxhiu përmes një “story” në faqen zyrtare në “faceboook” ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë që ndërlidhet me ministrinë e Drejtësisë.

Ndërkohë Rama do takohet me presidenten Vjosa Osmani, por ende nuk dihet nëse kryeministri Albin Kurti do të ndërrojë mendje dhe do ju bashkohet në takim. 

Nga Shkupi i pyetur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Rama ka deklaruar se mbase Kurti s’ka harruar që kanuni thotë se edhe armikut nuk i mbyllet dera. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar më herët se mbajtja e mbledhjes së dy qeverive është kusht për takimin me kryeministrin Edi Rama.