Kryeministri Rama ka mbërritur në takimin e Komunitetit Politik Europian në Yerevan të Armenisë, të cilin, në një deklaratë për shtyp, e cilësoi si një mundësi për të treguar sa i rëndësishëm është unifikimi i Europës.

“Një tjetër samit, një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet tona të përbashkëta dhe shqetësimet. Është një tjetër mundësi e mrekullueshme për të parë sa shumë gjëra mund të realizojmë së bashku dhe sa e rëndësishme është të shkojmë më tej me unifikimin e Europës”, tha Rama.