Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bën me dije se në takim do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat.
Takimi do të zhvillohet këtë sot në orën 10:00. Fjalën hapëse do e ketë Kryeministri Rama që do pasohet nga fjala e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi e më pas të Kryetarit të Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Agjenda e plotë:
10:00 Hapja e Mbledhjes
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Milva Ekonomi ( Koha 10`)
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Ulsi Manja ( Koha 10`)
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes Bledar Çuçi ( Koha 10`)
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Blendi Klosi (Koha 10`)
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën Anila Denaj ( Koha 10`)
dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet Evis Kushi ( Koha 10`)
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Eduard Shalsi ( Koha 10`)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Iris Luarasi ( Koha 10`)
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Erion Malaj ( Koha 10`)
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ( Koha 10`)
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin Fatmir Xhafaj ( Koha 10`)
dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri (Koha 10`)
Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale Arbjan Mazniku ( Koha 10`)
Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.
13:30 Konkluzione
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Top Channel
