Këtë pasdite u mbajt protesta e radhës e opozitës në kuadër të nismës “Foltorja 2”, e zhvilluar në Tiranë.

Në tubim morën pjesë anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike, deputetë, mbështetës të saj, si edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë protestës, vëmendje të veçantë tërhoqi një figurë simbolike prej kartoni, e vendosur nga protestuesit, e cila paraqiste kryeministrin Edi Rama të veshur si ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro. Figura i referohej pamjeve të arrestimit të Maduros, të publikuara disa ditë më parë, dhe u shoqërua me reagime dhe komente nga pjesëmarrësit në tubim.