“Të merrnin një njeri në të drejtën e vet, të tërhiqnin zvarrë dhe policia të relativizonte dhunën duke thënë që hyri vetë. Policia duhet t`i arrestonte aty në vend ata që morën zvarrë protestuesin. Po të isha në anën tjetër të barrikadës, do bëja më keq se ju po të më thonin që ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po ja fal të huajve. Janë përhapur dhe legjenda se atë tokë shteti po ja fal Izraelit për të vendosur palestinezët. Do nxehesha si ju po të më thonin se aty do bëhet pallat, po të më thoshin se në vend të flamingove aty do pastrohen paratë e mafias. Pikërisht se e kuptoj mirë këtë, dhe e kuptoj zemërimin tuaj, kam 2 ditë që e pyes veten a duhet t`jua tregoj anën tjetër të medaljes me probabilitetin që ju nuk do besoni e do më quani sërish tradhtar, apo mos vallë duhet t`ju them më falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë e projekt do anullohet e ju të qetësoheni e të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes është vërtet fisnike.

vijon…