Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic ka uruar sot, Kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Plenković shprehet se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit brenda NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Njëherësh, Kryeministri i Kroacisë thekson se pret me kënaqësi pjesëmarrjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ditën e premte.

Kryeministri i Kroacisë, është lideri i tretë që uron Kryeministrin Rama, pas mesazhit të urimit të Kryeministres së Italisë, Georgia Meloni dhe të Britanisë së Madhe, Keir Stramer.