Në ditën e 43-të, protestuesit kanë mbyllur tubimin para kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Ashtu si ditët e tjera, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë vijuar me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. Aty, disa prej tyre janë ngjitur duke mbajtur fjalime, teksa kujtojnë dhe deklaratat e Kryeministrit Rama. Njëri prej tyre tha: “Kryeministri na quan sorra e korba, por harron që ne jemi bijtë e shqiponjave. Korbat dhe sorrat ai i ka në qeverinë e vet”.