Marshimi i ditës së 19-të të protestës në Tiranë është shoqëruar me momente tensionesh gjatë lëvizjes së protestuesve në disa pika të kryeqytetit.
Pas ndalesës pranë Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit kanë vijuar itinerarin edhe përpara selisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, ku janë regjistruar përplasje verbale me disa persona të pranishëm në ambientet e selisë.
Gjatë kalimit, protestuesit kanë lëshuar thirrje si “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Pas këtyre momenteve, turma ka vazhduar lëvizjen në drejtim të godinës së qeverisë, ku pritet të përmbyllet edhe itinerari i protestës së sotme.
