Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një kartolinë të krijuar nga nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë për muajin e nëntorit, muaji ku janë dhe festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nëntori, krijuar me pasion nga vetë nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Në videon në fjalë shfaqen pamje të nxënësve gjatë aktiviteteve në shkollë, ndërkohë që tre prej tyre këndojnë dhe këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.
