Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, e cila ka mbaruar vetëm pak minuta më parë Burime nga kjo mbledhje për Top Channel citojnë Ramën t’i ketë kërkuar deputetëve të jenë më aktiv në rrjetet sociale dhe në Kuvend. Kjo kërkesë e Ramës vjen në një kohë kur jo i gjithë grupi parlamentar i PS është shfaqur aktiv në rrjetet sociale përballë retorikës së shprehur nga protestuesit.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bën me dije se në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim/ Top Channel